Ivanov përshëndeti “sjelljen shtetërore” për 24 dhjetorin

Presidenti Gjorge Ivanov, sot ka përshëndetur nënshkrimin e raportit duke shprehur se rekomandimet e tij do të jenë të zbatuara pas takimit me profesor doktorin, Borçe Davitkovski, kryetarin e komisionit ad-hok për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit të kaluar.

Siç deklarojnë nga kabineti i presidentit, në bazë të informacioneve që kanë marrë nga Davitkovski, Ivanov ka shprehur keqardhje për humbjen e kohës dhe mënyrën e arritjes së marrëveshjes për raportin përfundimtar.

Ai ka përshëndetur, siç thonë nga kabineti, “sjelljen shtetërore, pjekurinë e treguar, mirëkuptimin dhe lëshimet e bëra, me qëllim që të mbrohet interesi shtetëror dhe ai i qytetarëve, të cilët çdoherë duhet ta njohin se kush punon në interes të tyre”.

“Askush në Maqedoni nuk ka të drejtë dhe nuk guxon që për ndonjë interes, çfarëdo qoftë, t’i mbajë peng përparimet dhe zhvillimet e vendit”, ka shtuar Ivanov. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button