Lëndohet rëndë Higuain, rrëshqet në shkëmbinj

Sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain sot është hospitalizuar pasi është rrëzuar me fytyrë duke lënduar nofullën pasi rrëshqiti në shkëmbinjtë e Caprit, gjatë një udhëtimi me varkë,raportojnë mediat Italiane.

Higuain thuhet se ishte duke u relaksuar në varkë tek gjiri i Napolit dhe në momentin e zbritjes rrëshqet në shkëmbinj duke goditur fytyrën e tij në vendin Marina Piccola.

Ai ishte dërguar në emergjencë në spitalin Capilupi dhe sipas Gazzetta dello Sport reprezentuesi Argjentinas ka 8 qepje në nofull dhe 2 në vetullë.

Lajme të ngjashme

Back to top button