Nesër Rama përballë Palokës e Ristanit në Gjykatën e Lartë
![Edi Rama](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/305A362E8C0DF2F327EF04186979ABE8.jpg?fit=400%2C247&ssl=1)
Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër përballë dy deputetëve të opozitës Edi Paloka dhe Arben Ristani në Gjykatën e Lartë, pas padisë për shpifje që kreu i qeverisë ka bërë ndaj tyre.
Seanca e parë Rama-Paloka u zhvillua javën e shkuar, ku kryeministri refuzoi pajtimin me kreun e grupit parlamentar të opozitës.
Procesi Rama-Ristani hapet në ora 10.00, ndërsa në ora 11:00 do të zhvillohet seanca e dytë për padinë ndaj Palokës.
Më 2 Mars kryeministri deklaroi se do të jetë i pranishëm në çdo seancë për t’u përballur me deputetët e opozitës që ai vetë ka paditur për shpifje. /albeu