Isa Mustafa viziton nesër Tiranën

Kryeministri i Kosovës do të vizitojë nesër Tiranë. Gjatë kësaj vizite zyrtare, kreu i Qeverisë së Kosovës do të takohet me krerët e lartë të shtetit shqiptar.

Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit e Presidencës shqiptare.

Takimi mes Presidentit Bujar Nishani dhe kryeministrit Mustafa do të zhvillohet në orën 10:00. Mustafa gjithashtu pritet të takohet edhe me krerët e tjerë të shtetit shqiptar.

Ky takim vjen rreth 2 javë para mbledhjes së dytë të dy qeverive Kosovë-Shqipëri, e cila pritet të mbahet më 23 mars në Vlorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button