Plani për ekzekutimin e Tom Doshit, gazeta ruse: Pse SHBA e përjashtoi Doshin? Vrasjet politike po trondisin botën

Ngjarja më e fundit politike në Shqipëri, ajo për një plan të mundshëm nga qeveria për të ekzekutuar Tom Doshin, është komentuar edhe nga mediat ruse.

Gazeta kombëtare në Rusi “Rossijskaja Gazeta” shumë pranë qeverisë ka shkruar se “kryeparlamentari Ilir Meta kishte përgatitur plan për ta eliminuar fizikisht deputetin socialist Tom Doshi”.

Kjo gazetë më tej ka komentuar se situata është pritur me kritika nga Partia Demokratike dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Gazeta ruse ngre pyetjen se përse SHBA-ja e përjashtoi deputetin e Partisë Socialiste Tom Doshi.

“Vlen të përmendet se shkarkimi i Tom Doshit nga qeveria e Tiranës është miratuar edhe nga ambasada e SHBA-së. Ç’do të thotë kjo? Vrasjet politike po rriten në të gjhithë botën”, komenton gazeta./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button