Ish bashkëpunëtorët kundërshtojnë politikat e Gruevskit

Ish bashkëpunëtori i kryeministrit Gruevski dhe ish negociatori për çështjen e emrit Nikolla Dimitrov i cili aktualisht punon dhe jeton në Hagë, kundërshton politikat e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së. Ai ka dërguar një letër nga Haga, përmes të cilës thekson se së bashku me Vlladimir Llazareviqin dhe Pero Dimshovskin, si ish bashkëpunëtorë të Gruevskit, akuzojnë se VMRO-DPMNE-ja ka uzurpuar institucionet dhe ka shkatërruar demokracinëe vendit. Në letrën e tij madje, shtohet se nuk do të lejohet që të VMRO-ja të keqpërdorët nga një grup njerëzish që e kanë humbur busullën politik.

“Ndjej përgjegjësi dhe nuk do të hesht, në këtë kohë pa kohë, kur institucionet shtetërore janë uzurpuar, ndërsa demokracia e Maqedonisë është shkatërruar përfundimisht. Nuk ka ditë pa ndonjë deklaratë të bashkësisë ndërkombëtare dhe shqetësimin e tyre mbi regresin e Maqedonisë. Nuk do të lejojmë që VMRO-ja, përmes të cilës së bashku me Këshilli Anti-Fashist për Çlirimin Kombëtar të Maqedonisë, kanë vendosur themelet e Maqedonisë, të bëhet historikisht e çlegjitimuar, për shkak të një grupi njerëz që kanë humbur busullën politik,njerëz të cilët e dinë se ku është shtabi i VMRO-DPMNE-së por kanë harruar se cilat ishin idealet dhe vlerat e VMRO-së. Unë nuk jam vizitor i rregullt në shtab, por e di se kur MPB-ja shndërrohet në shtab partiak atëherë shteti merr fund”, ka shkruar Nikolla Dimitrov, Ish negociator për emrin.

Ndërkohë, në rrjetin social “Facebook” Dimitrov i kishte lënë porosi Gruevskit,duke i kujtuar projektin e rëndësishëm “Fillim i ri për Maqedoninë”. Dimitrov shkruan: “Nga shumë projekte, ti, Nikolla Gruevski harrove projektin kryesor, Maqedonia – Fillim i ri”.

Lajme të ngjashme

Back to top button