Të zgjohemi

Gjumi që e ka kapluar këtë popull po ndikon që ëndërra për një të ardhme më të mirë të jetë e pranishme tek ne, për t’a arritur këtë qëllim që të realizohen këto ëndërra ka ardhur koha që të zgjohemi nga gjumi i thellë që na ka kapluar.

Jemi një popull që kemi qënë të pushtuar 90 vite nga okupatori: serb, privimi nga e drejta e arsimimit dhe të drejve të tjera fundamentale të njeriut ka bërë që në mesin tonë të jenë prezente shumë primitivizma ( disa nga okupatori, disa si pasoj e kanunit ) në kohen kur shoqëria po synon të emancipohet dhe civilizohet. Është shumë e vërtet që nxënësit në shkollat fillore indoktrinohen nga demalogjitë, literaturat e shumta shoviniste që keqtrajtohen emocionet tona duke na orientuar kah “Nacionalizmit destruktiv” përkunder asaj që jemi duke jetuar në Evropë “gjeografikisht” dhe një shtet nuk mund të të vazhdoj konfliktin përderisa Kosova synon integrimet në strukturat euro-atlantike. Të zgjohemi nga gjumi i thellë nga ato që pretendonte “literatura shoviniste” që në shkollen fillore na thanë “Jemi kombi më krenar në botë” në anen tjeter historikisht pushtuesi nuk ka pasur problem fare të angazhojë spiun shqiptarë a po më mirë të themi “shqip-foles” disa mercenar e disa pa pagesë fare, u pretendua që jemi “Kombi më i mirë në botë” derisa kemi ndikimin më të vogel në Evropë, nuk kemi ndikim as: politik, ekonomik, ushtarak etj Ku qëndron argumenti ? Unë jam krenar që jam Shqiptarë-Kosovarë, por nuk bie preh e propagandave nacionaliste-shoviniste, nuk bie preh e fjalimeve të zjarrta nacionaliste pompoze, por shikoj faktet për të punuar në brezin e ri i cili duhet të jetë i arsimuar dhe ai brez dhe brezi ynë aktual t’a bëj shtetin tonë dhe kombin tonë me ndikim më të madh në Evropë atëherë mund të krenohemi me argumente e jo vetem me fjal që reflektohen nga ndikimi emocional. Unë nuk jam kunder “Nacionalimzit” si ideologji sepse kombet ekzistojn për organizimin e proceseve politike dhe është ë vështirë të krijohet nje glob “Kozmopolitizimi” por, jam kategorikisht kunder “Nacionalizmit mendje-ngusht” i cili nuk bazohet në asnjë burim të sakt por vetem në ide imagjinare. A nuk ka ardhur koha t’a kuptojm këtë ?

Të zgjohemi nga gjumi duke e përmisuar veten tonë përmes progresit individual, kjo arrihet duke pranuar fajin dhe duke mos i’a bartur atë dikujt tjeter. Të kemi vetëdije në zhvillimin e shtetit, e vjedh rrymen dhe thërret në “Patriotizem” tenton t’a vjedh buxhtetin e e shtetit ( kemi listat e manipuluara të veteraneve ku dolen 60.000 ushtarë, shumë bre tyre nuk ishin as në Kosovë sot figurojnë si pjesëtarë të U -së ) i thuhet kësaj ? Në kohen kur Kosova po përballet me shumë probleme, korrupsioni, krimi i organizuar, migrimi ilega, nepotizmi, gjykata speciale etj mjafton një debat anësorë sekondar në opinionin publik për t’a zëvendesuar vëmendjen nga problemet reale në debatet e kota pa asnjë interesim për publikun.

Mënyra më e mirë që si të avancohet shteti ynë, përmbledh disa aspekte:
1. Aspekti i drejtësisë
2. Aspekti i arsimimit
3. Aspekti ekonomik

Avancimi i shtetit arrihet vetem me përkushtimin institutcional, dhe përkushtimin e kolektivit shoqërorë. Pa një bashkëpunim politiko-shoqërorë nuk do të ketë rezultate përkunder tentativave. Tek ne është keqinterpretuar raporti në mes “Qeverisë” dhe “Shoqërisë” Në shtetet demokratike asnjë subjekt politik nuk vjen në pushtet pa voten e popullit, në shtetet kapitaliste nuk krijohet buxheti i shtetit pa tatimet e qytetareve dhe bizneseve, në shtetet socialiste nuk arrihet organizimi i ekonomisë pa ndërlidhjen pushtet-popull. Populli është ai që e vendos qeverinë dhe populli është ai që e rrezon atë, ndërlidhja është evidente për këtë arsyje duhet të zgjohemi nga gjumi për t’a zgjuar edhe politiken( pozita-opozita) përndryshe gjendja jonë nuk ndryshohet vetem me fjal “pa vepra”

1. Aspekti i drejtësisë, sistemi i drejtësisë duhet të depolitizohet dhe departializohet për të krijuar një rend që siguron drejtësi për gjithë qytetaret e Republikes së Kosoves. Ne jemi të vetdijshem që Kosova ka shumë probleme në sistemin gjyqëorë dhe këto evitohen më përkushtimin politiko-shoqerorë, drejtësia realizohet edhe në jeten publike por edhe ne jeten përsonale, një përson që ka atdhedashuri sigurisht që do të mbaj drejtësi duke mos e shkelur ligjin, ky qytetarë neser do të jetë gjykates dhe prokurorë.

2. Aspekti arsimorë, arsimimi si baza fundamentale e njeriut si “përsonalitet” dhe e shoqërisë si “kolektiv” është shtylla thelbësore për krijimin e një shoqërie të emancipuar të avancuar në shumë segmente të jetes. Edhe tek sistemi arsimorë Kosova ka probleme të thella, nuk është fjala tek standardi i zhvillimit të mësimit sepse në vitet e fundit janë ndërtuar shumë shkolla fillore dhe te mesme, por problemi qëndron tek vlersimi. Nxënësit sot përballen me shumë probleme ndër to mund të theksohet edhe “Fryerja e notave” që bëhet nga disa mësimdhënes më preteks “të miren e nxënësit” në këtë rast dëmtohet nxënësi dhe nuk zhvillohet ai sepse i krijohet përshtypja që ka njohuri në lënden përkatëse. Politizimi dhe partializmi i institutcioneve arsimore, ku nuk kërkohet: diplomimi, profesionalizmi, por kërkohet “libreza partiake” kemi pasur shumë ankesa rreth këtij fenomeni kompleks por ende nuk është përpiluar ndonjë strategji efektive që si do të evitohet ky problem. Zhvillimi i arsimit zhdukë primitivizmat të përhapura nga propagandat e ish-Jugosllavisë dhe nga qarqet e ndryshme, arsimimi krijon vlera emancipuese në shoqëri reflektuese për përparimin e shtetit si në aspektin politik ashtu edhe në aspektin ekonomik e shumë procese të tjera të shtet formimit. E tmerrshme falsifikimi i diplomaneve universitare në Pejë + nepotizmi “vendi i punës” me diploma false

3. Aspekti ekonomik. Republika e Kosoves ka një rritje ekonomike rreth 3 % kjo rritje nuk është e mjaftushme duke pasur parasysh që jemi shtet në tranzicion dhe niveli i punësimit është i ulet 35 % e popullsisë ështe e papunë ( statistikë zyrtare, jo shumë raale ) ekonomia joformale është shumë e përhapur dhe ka shumë punëtorë që punojn pa kontrata pune dhe konsiderohen si të papunë, pikërisht këtu lind nevoja për luftimin e “ekonomisë joformale” si disavantazh ekonomik. Kosova sipas nenit 10 të Kushtetutes së Republikses së Kosoves është ekonomi e tregut të lirë, por nuk është e thelluar tek ndonjë interpretim strikt i ekonomisë edhe pse është e orientuar kah “Kapitalizmi” Sistemi bankar, organizohet nga banka qëndrore ku norma e interesit ( kamata ) është mbi 23 % shteti nuk nderhynë duke u justifikuar në proklamimin e ekonomisë së tregut. Ekonomia e Kosoves zhvillohet përmes përdorimit të strategjive ekonomike, përkrahja ndaj sektorit privat, përkrahja ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme, promocioni i produkteve vendore, eksporti përmes lidhjeve të marrëveshjeve diplomatike me shtetet tjera, orientimi ideologjik ekonomik duke u përshtatur me rrethanat ekonomike aktuale, mos diferencimi i madh I pagave në mes sektorit publik dhe atij privat etj.

Progreset që ka arritur Kosova në 15 vitet e fundit, duhet të n’gjallin tek në interesim për unitet gjithëpopullorë të mos e luftojm njëri tjetrin por së cili nga ne të përkushtohet për t’a zhvilluar Kosoven e lagur me gjakun e dëshmorëve. Kemi shumë probleme ato kalohen nëse ne duam. Ne mundemi kaluam diktatura do t’i kalojm edhe problemet aktuale në të cilat po ballafaqohet Republika e Kosoves.

Lajme të ngjashme

Back to top button