Lëvizja për Reforma PDSH kritikon ashpër Abdilaqim Ademin

Lëvizja për Reforma PDSH kritikon ashpër ministrin e arsimit dhe shkencës, Abdylaqim Ademi pasi vlerëson se as përpara se të emërohej, as pasi u emërua Ministër nuk ka pasur ndonjë plan për të zgjidhur problemet e arsimit në Maqedoni, por se me kaq non-shalancë do të flet për tabletë në situatë kur shkollat rrezikojnë shembjen, nuk e kemi besuar.

“Ademi mbyll sytë përpara gjendjes mizore në të cilën ndodhen shkollat në komunat me shumicë dominuese shqiptare, ndërsa paraqitet me një projekt biznesor ‘tablet për çdo fëmijë’ në situatë kur Ministrisë që drejton ia kanë ulur buxhetin, me dijeni të tij apo pa. Parashtrojmë pyetjen: Nga do ti gjeni paratë për të realizuar projektin ‘tablet për çdo fëmijë’? Mos ndoshta ato do ti merrni nga mjetet që me të drejt ju takojnë komunave me shumicë dominuese shqiptare? Nëse nuk është kështu, atëherë sqarohu pse buxheti total për mbështetjen e Arsimit në komunat shqiptare është 0 denar?”, thuhet në komunikatë.

Po ju sjellim më poshtë të dhënat:

dotacionet 2015

Bllok dotacionet që MASH ndan për aktivitetet kulturore të Komunave me shumicë dominuese shqiptare:

Komuna e Tetovës 0 den,

Komuna e Gostivarit 0 denar,

Komuna e Çairit 0 denar,

Komuna e Strugës 0 denar,

Komuna e Dibrës 0 denar,

Komuna e Haraqinës 0 den,

Komuna e Bogovinës 0 den,

Komuna e Bërvenicës 0 den,

Komuna e Vrapçishtit 0 den,

Komuna e Dollnenit 0 den,

Komuna e Zhelinës 0 den,

Komuna e Studeniçanit 0 den,

Komuna e Tearcës 0 den.

 dotacionet2 2015

Bllok dotacionet që MASH ndan për mbrojtje fëmijërore për Komunat me shumicë dominuese shqiptare:

Komuna e Haraqinës 0 den,

Komuna e Bogovinës 0 den,

Komuna e Bërvenicës 0 den,

Komuna e Vrapçishtit 0 den,

Komuna e Dollnenit 0 den,

Komuna e Zhelinës 0 den,

Komuna e Studeniçanit 0 den,

Komuna e Tearcës 0 den.

E njëjta vlen edhe për komunat e Likovës, Sarajit dhe Dibrës!

Lajme të ngjashme

Back to top button