Fitore e thellë për Barcelonën

Barcelona ka shënuar fitore të thellë prej 6:1 kundër Rayo Vallecanos.

Barcelona është lideri i ri i La Ligës pas fitores së thellë prej 6:1 kundër Rayo Vallecanos në Camp Nou.

Leo Messi ka qenë lojtari i ndeshjes me tre gola të shënuar (55’, 63’, 68’), ndërsa Suarez shënoi dy herë (5’ dhe 90) dhe Pique (49’). Golin e vetëm për Vallecanon e shënoi Bueno në minutën e 80-të.

Messi me het trickun e sotëm barazohet me Cristiano Ronaldon si golashënuesit më të mirë në La Liga me nga 30 gola.

Pas kësaj fitoreje Barcelona ngritët në vendin e parë me 62 pikë, 1 më shumë se sa Real Madrid në vendin e dytë

 

Lajme të ngjashme

Back to top button