LSDM: Gruevski zhytet në vepra të reja penale duke lëshuar videot në opinion

LSDM-së opozitare, ka reaguar pas publikimit  në servisin e internetit Youtube të  një incizim në të cilën dëgjohet sesi Zaevi thotë se edhe nëse do të ishin zgjedhjet të ndershme LSDM-ja sërish do të humbiste.

­“Kryeministri Nikolla Gruevski, po bën vepër të re penale, me atë që përmes revisit Youtube lëshon në opinion video incizime nga bisedimet tet a tet në kabinet, për të cilat vet, para disa ditëve tha se janë bërë me masa të veçanta hetimore, me kërkesë të tij”, thotë LSDM.

“Nikolla Gruevski është i frikësuar. Është kapur në vjedhje të mëdha zgjedhore, që edhe vet ai e di se janë vepra penale dhe precedent në korniza botërore”, qëndron në reagimin e LSDM-së.

Nuk ka asgjë që mund ti fsheh dëshmitë për falsifikimin e letërnjoftimeve, për “votuesit” e Pustecit nga 50-të që ishin në një banesë, për njerëz të njëtë nga Shën Nikoli, nga 15-të, në banesa në Gazi Babë, të cilët qarkullonin dhe votonin në më shumë vendvotime, për manipulime me subvencione, me banjat, me ndihmën sociale, për blerjet me miell, për trysnitë nga të cilat pronarët e ndërmarrjet e të gjobitura kanë “bërtitur”, thonë nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Back to top button