Tiranë, biznesmeni i lotove i vrarë me 4 plumba

Plumb në kokë për hakmarrje Elio Bendos, plagoset e dashura. 37-vjeçari kishte ndërruar emrin në Eliton Lafetajt, pasi kishte probleme me persona të tjerë dhe policinë.

Vritet me plumb në kokë Elio Bendo, pronar i disa lokaleve të lojërave fatit në kryeqytet. I njohuri me pseudonimin Eliton Lafetaj, është ekzekutuar mesnatën e djeshme, teksa po parkonte për t’u futur në banesë.

Atentati

Eliton Lafetaj ishte në shoqërinë e të dashurës së tij në momentin që është hapur zjarr. Mësohet se dy djem në motor i janë afruar makinës duke qëlluar me 4 plumba shënjestrën e tyre. Ndërsa e plagosur ka mbetur 20-vjeçarja, e cila është dërguar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak. Mëso-het se vajza 20-vjeçare ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Rrëfimi i saj për policinë do të jetë një ndihmë në zbardhjen e disa detajeve për këtë ngjarje. Nga ana e uniformave blu janë ngritur dyshime se Eliton Lafetaj është autori i një plagosjeje të ndodhur në vitin 2011 në Tiranë. Lafetaj ishte dënuar nga gjykata me 9 muaj burgim në vitin 2012 për plagosjen e shtetasit Iljas Katiraj. Ndërkaq ai njihej si person që hynte dhe dilte jashtë vendit, duke mbajtur nën kontroll bizneset e tij. Sipas uniformave të policisë, krimi mund të jetë i lidhur me historinë problematike dhe të dyshimtë të Lafetës, i cili figuron të jetë me precedentë penale.

Maskimi

Mësohet se Eliton Lafetaj ka ndërruar gjeneralitetit e tij për shkak të problemeve që ka pasur. Por, emri i vërtet i tij është Elio Bendo, 37 vjeç nga Puka, me banim në zonën e “Irfan Tominit” në kryeqytet. Nga ana e bluve po punohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa pistat kryesore dyshohet se janë hak-marrja, mosmarrëveshje për lekët ose larje hesapesh.

Ngjarja

Rreth orës 23:25, kur është raportuar se në zonën e “Irfan Tominit” ka pasur të shtëna. Banorët e lagjes që kanë dëgjuar britmat e një vajze, e cila po kërkonte ndih-më. Kur janë afruar kanë parë vajzën e gjakosur dhe është njoftuar menjëherë policia. Efektivët blu kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë gjetur të vdekur brenda në makinë 37-vjeçarin Eliton Lafetaj. Kanë mjaftuar dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull, për t’i marrë jetën Lafetës. Trupi i pajetë është transportuar nga blutë për në morgun e spitalit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizë mjeko-ligjore. Vajza e shokuar është transportuar për në Spitalin Ushtarak. Shoqëruesja e Lafetës tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Vajza i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr plumbin që kishte marrë në këmbë. Ajo ndodhet në repartin e Reanimacionit në gjendje stabël dhe në ditët në vijim do të merret në pyetje nga policia. Në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja, të cilat janë dërguar në laboratorin kriminalistik për ekspertim. Sipas të dhënave të policisë, motori i është afruar makinës “Benz”, ku indohej Lafetaj së bashku me vajzës 20-vjeçare. Mësohet se arma e krimit ka qenë një pistoletë e pajisur me silenciator dhe djemtë kanë qenë të maskuar me skafandër. Njëri prej tyre ka hapur zjarr në drejtim të 37-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend. E plagosur mbeti edhe vajza, identiteti i së cilës ende nuk është bërë me dije nga blutë.

Hetimet

Nga hetimet paraprake mësohet se 37-vjecari, Eliton Lafetaj(Elio Bendo), ka jetuar jashtë shtetit. Ai kishte ndërruar gjeneralitetet e tij për shkak të probleme me të tjerët. Por, ai nuk i ka shpëtuar dy autorëve, të cilët pasi kanë kryer krimin janë larguar menjëherë nga vendngjarja në drejtim të paditur me motor. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, vajza ka ulërirë për ndihmë, teksa ka parë që Elitoni vdiq në duart e saj. Bëhet e ditur se viktima dhe e plagosura janë qëlluar nga personi mbi motor. Ngjarja ka shkaktuar panik. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po heton mbi autorët, ende të paidentifikuar dhe shkaqet e vrasjes. Një nga pistat e mundshme të shkaqeve të vrasjes sipas policisë dyshohet se është hakmarrje ose larje hesapesh.

Plagosja

Eliton Lafetaj është autori i plagosjes së një biznesmeni, i cili ndërhyri në debatin mes viktimës dhe shokut të tij. Ngjarja ka ndodhur në 18 dhjetor të vitit 2012, në rrugën “Teodor Keko”, afër Unazës së Re. “Policia e Tiranës në bashkëpunim me seksionin kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit filluan procedimin penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit Elio Bendo, i njohur ndryshe me emrin Eliton Lafetaj, 34 vjeç”, thuhej në njoft-imin e bluve të datës 20 dhjetor të viti 2011. Sipas hetimeve të policisë, biznesmeni Iljas Katiraj, njëkohësisht dhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, tentoi t’i jepte fund debatit mes Lafetajt dhe Daniel Panes. Sipas Policisë, Elio Bendo ka nisur një debat të ash-për me 24-vjeçarin Daniel Pane për një borxh të pashlyer. Pane i kishte dhënë hua 100 mijë le-kë autorit të dyshuar dhe ishte takuar në lokalin e Katirajt për t’i kërkuar kthimin e parave, pa-si i kishte kaluar afati i shlyerjes së borxhit. Ky dyshohet të ketë qenë motivi i konfliktit mes Elio Bendos dhe Daniel Panes, de-bat që ata e kanë vazhduar ed-he jashtë ambienteve të loka-lit. Duke qenë se të dy protago-nistët ishin klientë në lokalin e tij, pronari, Ilias Katiraj, ka dalë jashtë dhe është futur në mes dy të rinjve që t’i ndante. Por, në përleshje e sipër, 35-vjeçari Ben-do ka shkrepur një pistoletë që mbante në brez dhe plumbi ka goditur biznesmenin, që ndodhej rastësisht prezent gjatë konfliktit të klientëve të tij.

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor viktimën për akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe plagosjes së lehtë me dashje. Vendimi është shpallur në 11 korrik të vitit 2012, vetëm 4 muaj pas arrestimit të Eliton Lafetajt. “Deklarimin fajtor të të pandehurit Elio Bendo (Eliton Lafetaj) për kryerjen e kundërvajtjes penale të plagosjes së lehtë me dashje, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të këtij neni me 3 muaj burgim. Në bazë të nenit 55 të K.Penal i cakton të pandehurit Elio Bendo (Eliton Lafetaj) një dënim të vetëm, duke e dënuar me 9 muaj burgim. Në aplikim të nenit 406 te K.P.Penale e dënon përfundimisht të pandehurin Elio Bendo (Eliton Lafe-taj) me 6 muaj burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit të tij, 20.04.2012 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme”, thuhej ën vendimin e togave të zeza. Ndërkohë që në datën 21 nën-tor Gjykata e Apelit rrëzon ankimimin e Lafetajt për vendimin e dënimit. I pandehuri së bashku me avokatin kishin paraqitur ankim kundër vendimit të gjykatës, por në fund ishin tërhequr nga kjo kërkesë. Pa këqyrjes së provave Apeli vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës duke rrëzuar kërkesën e viktimës.(Shekulli)

Lajme të ngjashme

Back to top button