Dibra furnizon me dru për djegie Shqipërinë

Ndërmarrja publike ,, Pyjet e Maqedonisë,, , njësia punuese,, Stogovo,, në Dibrës, edhe këtë vit do të furnizojë dru zjarri për Shqipërinë ndërsa në rrjedha janë bisedimet edhe për furnizim të Greqisë.
Kamionë të shumtë gati përditë dërgojnë dru zjarri në Shqipëri dhe atë me sasi të madhe.
,, Në saj të marrëveshjes , për në Shqipëri duhet të dërgomë 2000 metra kub dru zjarri. 
Vjet ,Shqipërinë e furnizuam me 1. 400 metra kub. Në rrjedhë janë bisedimet edhe për transport të drurit në Greqi, meqë vitin që lamë pas destinuam mbi 200 metra dru zjarri,,  theksoi drejtori i NP,, Stogovo- Dibër , Rami Lata.
Në Shqipëri lloji i drurit të klasës së dytë  shitet për 36, 7 euro , ndërkaq klasa e dytë për  51 euro.
Sipas tij, këtë vit pritet të ketë 9,5 mijë metra dru, dhe atë dru ahu dhe dru dushku. Kjo ndërmarrje  shet dru zjarri edhe për komunat e tjera si Strugë , Gostivar dhe Tetovë,   potencoi Lata .
Sa i takon transportit të drunjve për në Shqipëri këtë e realizon firma ,, Vejzi 2,, nga qyteti i Librazhdit, pronar i së cilës është Luan Vejzi, me origjinë nga Trebishti, Gollo Brdo.
Sipas drejtorit Lata, deri më tani kanë në dispozicion  7000 metra dru dushku dhe ahu .
 Çmimi sillet  2370 denarë  për klasë të parë dhe 1860 denarë  për klasë të dytë, dru ahu , përderisa  druri i dushkut  kushton 2500 denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button