Hapet rrugë lokale Llacë Tetovë

Kanë nisur punët për në ndërtimin e rrugës lokale Tetovë Sellcë, rrugë e cila nuk është prekur për shumë dekada . Hapja e rrugës është duke u bërë prej në hyrje të fshatit Llacë e cila do të del në rrugën e Kalasë , me një gjatësi prej 1700 metra dhe gjerësi prej 7 metra.
Kjo rrugë është duke u financuar  nga Agjensioni  për rrugë shtetërore me mjetë të bankës evropiane për investim  me vlerë prej 400 mijë euro.
Udhëheqësi i sektorit për komunikacion dhe rrugë ndërtimore pranë komunës së Tetovës Hysen Demiri thotë se kjo rrugë  në bazë të planit të paraparë  duhet të përfundoj deri para vitit të ri.
Gjatë këtyre ditëve kanë filluar  punët edhe për sanimin e gropave  për në rrugën që e lidhë qytetin me fshatin Sellcë , ku do të sanohet njjë pjesë e rrugës e cila është me dëmtuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button