Labi i sulet ashpër “zogut” të Tunës (VIDEO)

Këngëtari Labinot Tahiri, duket ta ketë përjetuar rëndë këngën e Tunës “Fenix”, e cila për temë kryesore ka “zogun”.

Ai në një nga koncertet e tij të fundit, ka lënë anash për pak minuta këngën, dhe u ka mbajtur një ligjëratë mbi moralin të pranishmëve, shkruan reporteri.

Labi ka kritikuar ashpër këngëtarët që përdorin fjalë banale në tekstet e tyre, në veçanti Tunën, e cila në këngën e saj të fundit i këndon “zogut” dhe nëpër koncerte e prekë atë.

“Mos pritni që Labi rastësisht, po e këndon ndonjë këngë banale, sikurse këngët që nuk do ta përmendi atë fjalë që ju e dini fort mirë, por… zogun nuk mund ta përmendi unë, sepse… sepse… jam shqiptar dhe kam karakter shqiptar”.

“Dhe, me zakon dhe kulturë tënden nuk mund të sfidosh asnjë shtet tjetër dhe nuk mund të arrihet një shtet pa këto, ndërsa t’iu them të drejtën se pavarësisht në të ardhmen çfarë ndodh me mua dhe nëse vjen koha që Labi duhet të përdorë ndonjë fjalë banale në skenë…atë bukë fëmijëve të mi nuk ua shti në gojë”.

“Kështu që… ju nuk keni faj, sepse… ndoshta infektoheni nga disa të tjerë dhe kur vjen një njeri pavarësisht a është këngëtar apo futbollist me vlera, nuk ia dini vlerën”

“T’iu them të drejtën, ata që se duan Labin mos hajdeni të shpenzoni para, ata që e duan Labin, ejani, une jam ketu per ju”.

Lajme të ngjashme

Komentet

Back to top button