SHGM: Gruevski, Jankullovska dhe Mijallkovi të japin dorëheqje

SHGM kërkon që kryeministri Nikolla Gruevski, ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska dhe drejtori i DBK-së, Sasho Mijallkov të japin dorëheqje pavarësisht se kush i ka porositur përgjimet e qytetarëve dhe gazetarëve.

“Ky keqpërdorim patjetër të ndërpritet dhe të sanksionohet. Mënyra e vetme për daljen nga kjo situatë absurd është vendosja e një sistemi të ri medial dhe mekanizma të reja të kontrollit të sistemit politik , që do të garantojë pavarësi dhe liri të mediumeve dhe do të ndalohet keqpërdorimi i tyre në të ardhmen”, thotë kryetari i SHGM-së, Naser Selmani.

Ai thotë se ata janë të detyruar që të ndalojnë një keqpërdorim të tillë masiv të shkeljeve të të drejtave kushtetuese ndërsa largimi i tyre nga funksionet do të ndihmonte që të ndriçohej i gjithë rasti.

“Përgjimi i gazetarëve komprometon sistemin medial në Maqedoni dhe i prezanton ata si krejtësisht të korruptuar  dhe krejtësisht të varura nga politika”, thotë Naser Selmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button