Federata evropiane për gazetarë e shqetësuar për përgjimet në Maqedoni

Federata evropiane për gazetarë (EFJ) ka shprehur shqetësim serioz mbi akuzat se në Maqedoni në mënyrë masive janë përgjuar mijëra qytetarë, mes të cilëve edhe mbi 100 gazetarë si që zbardhi dje LSDM.

“Kjo shkelje e privatësisë ndikon direkt mbi lirinë e mediave në Maqedoni duke krijuar frikë dhe autocensurë. Nëse vërtetohen akuzat, atëherë autoritetet maqedonase kanë shkelur të drejtën e gazetarëve që të mbrojnë burimet e tyre”, ka thënë kryetari i EFJ-së, Bliçer Bjeregrad, prononcim që është gjetur dje në ueb faqen e Federatës.

Lajme të ngjashme

Back to top button