Ministrat gojëmbyllur nga përgjimet, i dorëzohen sistemit të sëmurë të drejtësisë

Ashtu si Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallkov por edhe personalitet e të tjera publike që qartë dëgjohen në audio incizimet e opozitës, heshtin për atë që u dëgjojnë veshët e tyre, ministrja e kulturës Elizabeta Kamçevska, ka zgjedhur të njëjtën mënyrë duke mos komentuar inkriminimin e saj në audio incizimet. Ashtu si kryeministri Nikolla Gruevski, edhe ajo dorëzohet institucioneve të drejtësisë, duke deklaruar se rastin e lë në dorë të institucioneve shtetërore të drejtësisë.

Ministrja e kulturës Elizabeta Kamçevska – Milevska, ka refuzuar të komentoj nëse audio incizimet ku dëgjohet zëri i saj  janë të besueshme.

“Nuk kam koment, mendoj se çdo shtet funksionon në bazë të një sistemi të përcaktuar dhe rregullim juridik duke respektuar të gjitha institucionet e drejtësisë. Këtë ja lë sistemit shtetërorë. Dua të them se ministria e Kulturës funksionon në bazë të një programi të përcaktuar, në bazë të projekteve të caktuara që janë premtuar para qytetarëve”, tha ministrja e kulturës Elizabeta Kamçevska – Milevska.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button