Shqipja, gjuhë e parë në tabelat e sinjalistikës në Strugë

Në qytetin e Strugës janë ndërruar tabelat që sinjalizojnë drejtimin e rrugëve. E reja në tabelat e reja është fakti që gjuha shqipe është gjuha e parë. Në tabelat e mëparshme gjuha e parë ishte gjuha maqedonase. Me këtë akt, kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela duket i vendosur për të vënë në praktikë përdorimin dinjitoz të gjuhës shqipe në lokalitetet me shumicë shqiptare, siç është Struga.

Një praktikë e tillë e vendosjes së shqipes nëpër tabela nuk është e njohur as në qytetet tjera në të cilat shumica e popullsisë është shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button