AI: Liria e shprehjes, policia dhe gjykatat në presionin e qeverisë

Në raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut  në botë sot organizata “Amnesti Interncional” vlerësonë se në Maqedoni ka pasur gjithnjë e më shumë kufizim të lirisë së shprehjes.

Në raport thuhet se në prill të vitit të kaluar, raportuesi special i OKB-­së për lirinë e shprehjes, ka kritikuar Qeverinë për çështjen e lirisë së shprehjes, të pluralizmit dhe të pavarësisë së medieve.

Në raport thuhet gjithashtu se Qeveria ka shpenzuar më shumë se 1 për qind të buxhetit të saj për reklama në mediet pro qeveritare. Raporti vëren se autoritetet e ekzekutivit ushtrojnë presion mbi policinë dhe gjykatat, ndërsa shpreh shqetësim për marrëdhëniet e keqësuara mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Lajme të ngjashme

Back to top button