PE i shqetësuar për rastin “Puç”, përgjimet dhe lirinë e mediave

Duke e pranuar draft­rezolutën për Maqedoninë të raportuesit Ivo Vajgl, Komiteti për punë të jashtme i Parlamentit Evropan, dje në moment të fundit i kanë inkorporuar në këtë version të rezolutës edhe aferën “Puç” dhe krizën politike më të re në Maqedoni.

Parlamenti Evropian është i shqetësuar për klimën e polarizuar politike në Maqedoni dhe kërkon nga Qeveria e Maqedonisë që ta respektojë pozitën e Kuvendit, të sigurojë vëllim dhe kohë të mjaftueshme për konsultime, para së gjithash për ndryshimet kushtetuese dhe të mundësojë kontrollë të plotë të pavarur parlamentar.

“Kompromiset janë e drejtë fundamentale për funskionimin e demokracisë. Bojkoti paszgjedhor është problem i cili duhet të zgjidhet në frymën e ndarjes së përgjegjësisë ndërmjet qeverisë dhe opozitës”, thuhet në këtë dreft­rezolutë, me kërkesën që diplomatja e BE­së, Federika Mogerini të ndërmjetësojë për marrëveshje mes partive politike.

Lajme të ngjashme

Back to top button