Disa lagje në Shkup pa energji elektrike

Për shkak të intervenimeve teknike në sistemin elektrik sot pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët e disa komunave në Shkup, kumtuan nga Qendra Rajonale për Menaxhimin me Kriza të Qytetit të Shkupit.

Në periudhën prej orës 10 deri në orën 12 pa energji elektrike do të mbeten përdoruesit e energjisë elektrike në bulevardin “Aradhat partizane”  nr. 151, 153 dhe 155. Në periudhën prej 9 deri në 13 do të jenë përdoruesit nga rrugët “Tovarnik”, “9” dhe “5” në komunën e Gazi Babës, në periudhën nga ora 9 deri 15 përdoruesit e rrugëve “1”, “22”,”15″ dhe “13” në fshatin Sopishte në këtë komunë.
Pa energji elektrike në periudhën prej orës 10:30 deri në orën 12:00 do të jetë një pjesë e përdoruesve të rrugës “Pariska” në komunën Karposh, në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 14:30 përdoruesit e rrugëve “Gjorgji Tomovski” “Josif Shurna” “Halim Halimoviq”, “Bozhin Stojkov” “Dizhonit” dhe “208” në komunën Çair.
Në periudhën prej orës 9 deri në orën 13  pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzues të ndërtesës 75 në bulevardin “Aradhat partizane” në komunën Karposh.

Lajme të ngjashme

Back to top button