Çunmulaj pushton revistën “Elle” (Foto)
Modelja shqiptare Emina Çunmulaj, këto ditë ka realizuar një set fotografish për revistën “Elle” në versionin gjerman. Lajmin për këtë e ka konfirmuar vetë modelja përmes rrjetit social ‘Twitter’, në të cilin kishte postuar një fotografi ku ajo shihet në ballinën e numrit të ri të kësaj reviste.
Kjo nuk është hera e parë që Emina pushton ballinën e “Elle”, pasi ajo në vitin 2008 dhe 2010 kishte pozuar për Elle por në versionin çek dhe atë anglez.