Rrahje në Tetovë, një i ri qëllohet me thikë

Në një përleshje me thika që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19 e 30 minuta në rrugën “Dervish Carra”, në afërsi të shkollës “Iliria”, plagoset rëndë një i ri.

Siç njofton SPB Tetovë, nga vendi i ngjarjes bëhet fjalë për një përleshje mes të rinjsh, ku ka mbetur i plagosur rëndë i riu S.S i vitit 1992 i cili është plagosur në këmbë dhe në krahë. Motivet e therjes ende nuk dihen.

Ekipet e policisë kanë siguruar perimetrin sigurisë të incidentit dhe po kryhet ekspertiza. Mësohet se i riu së pari është dërguar në Spitalin e Tetovës, por për shkak të ashpërsisë së plagëve të marra ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Back to top button