PE për të nëntën herë miratoi rezolutën për Maqedoninë

Me 47 vota për dhe 10 kundër Komiteti për punë të jashtme i Parlamentit evropian (AFET), sot në mëngjes e miratoi Rezolutën e raportuesit Ivo Vajgël për Republikën e Maqedonisë, në të cilën, për të nëntën herë, shtëpia ligjdhënëse evropiane kërkon hapje urgjente të negociatve inkuadruese për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA­s nga Brukseli, amandamentet antimaqedonase në koalicionin e eurodeputeteëve nga Greqia dhe Bullgaria nuk kaluan lidhur me këtë Rezolutë që ka të bëjë me progres­raportin e fundit të Komisionit evropian për Maqedoninë. Raportuesi Vajgëll, mbrëmë doli me 16 amandamente kompromisi, si përgjigje ndaj 296 amandamenteve rekord të parashtruara ndaj Propozim­rezolutës së tij.

Ato, eurodeputetët në kaudër të grupit AFET, sot i votuan, me ç’rast për ndarjen e asaj që PE për të nëntën herë kërkon hapjen e negociatave inkuadruese për Maqedoninë, sërish (lidhur me Qeverinë e Maqedonisë) përdoret prapashtesa “maqedonase”, ndërkaq edhe dënohet kriza e tanishme politike në vend dhe nga Qeveria dhe opozita kërkohet që problemet t’i zgjidhin në kuadër të Kuvendit. Kështu, PE kërkon dialog konstruktiv dhe inkluziv të Qeverisë dhe opozitës dhe se është ndarë përgjegjësia e Qeverisë dhe e opozitës që të sigurojnë bashkëpunim të qëndrueshëm politik, që është thelbësore për zhvillimin demokratik të vendit. Gjithashtu, PE e përsëritë për të nëntën herë thirrjen drejtuar Këshillit që të caktojë datë për fillim të negociatave inkuadruese pa shtyerje të mëtutjeshme me qëllim që të mos humbet momentumi, të rriten refomat lidhur me legjislaturëln evropiane dhe të përforcohet procesi i demokratizimit.

“PE përsërit se çështja e emrit, që është çështje bilaterale, nuk duhet të paraqesë pengesë për hapjen e negociatave inkuadruese, edhe pse duhet të zgjidhet para përfundimit të procesit të negociatave. Gjithashtu, PE e mbështet mendimin e Komisionit se mossuksesi i palëve për të gjetur kompromis pas dy dekadave të bisedimeve të ndërmjetësuara ka ndikim të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj aspiratave evropiane të vendit dhe popullit të tij. U bëhet thirrje dy qeverive të ndërmarrin hapa konkret drejt gjetjes së zgjidhjes së përbashkët të pranueshme dhe e përsëritë rëndësinë dhe nevojën e qasjes konstruktive për zgjidhjen e çështjeve bilaterale me fqinjët”, thotë thirrja nga Europarlamenti.

Lajme të ngjashme

Back to top button