Pellegrini: Presim të gaboj Chelsea

Trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini thotë se skuadra e tij mund ta zë Chelsean në Ligën Premier, pas fitores së thellë prej 5-0 ndaj Newcastle United.

Chelsea barazoi dje me Burnleyn, kurse Manchester City e shfrytëzoi këtë rast në mënyrën më të mirë duke fituar, ndërsa Pellegrini është optimist për skuadrën e tij.

”Jam i kënaqur me fuqinë tonë shënuese si dhe me mbrojtjen tonë, pasi që ne sot nuk pranuam gol. Natyrisht se është mirë kur Chelsea humb pikë sepse ne nuk varemi vetëm nga ajo se çfarë mund të bëjmë”.

”Shumica e ekipeve në kampionat janë prapa nesh, por ne kemi nevojë që Chelsea të lëshoj pikë. Por, ne duhet të luajmë edhe 36 pikë deri në fund”, tha Pellegrini për gazetarët.

Lajme të ngjashme

Back to top button