A do të mbetet Mourinho tek Chelsea?

Menaxheri i Chelseas, Jose Mouirnho, ka debatuar mediat britanike, të cilat kanë raportuar se strategu portugez do ta vazhdoj kontratën me Chelsean edhe për katër vite.

Por, Special One, ka bërë të ditur se do të mbetet besnik i skuadrës, por që njëherë për njëherë nuk dëshiron të vazhdoj.

“Unë kam edhe dy vite kontratën. Unë dua të qëndroj. Unë nuk jam duke pritur oferta”, hta ish trajneri i Portos, Interit dhe Real Madridit.

“Unë nuk do të jap asnjë hapësirë për spekulime për interesimin e klubeve tjera. Unë dua të qëndroj, unë nuk dua të shkoj. Unë nuk kanë nevojë për një kontratë”, ka deklaruar strategu portugez.

Lajme të ngjashme

Back to top button