GaGa fiton vetëbesim

Këngëtarja kontroverse Lady GaGa është shumë e bindur se vrapimi pa rroba nëpër shtëpi, i ka ndihmuar të shtojë vetëbesimin në trupin e saj.

Krijuesja e hitit “Applause” ka theksuar se qysh si fëmijë kishte pëlqyer të vrapojë pa rroba nëpër shtëpi, dhe ndoshta kjo është arsyeja pse ajo sot nuk turpërohet për linjat e saj të cilat jo rrallë herë i zbulon.

“Nëna më ka thënë se kam vrapuar tërë ditën nëpër shtëpi pa asnjë rrobë në trup. Dhe kjo gjë e ka çmendur dadon tonë.

Por mendoj se ky gjest më ka ndihmuar shumë të dua trupin tim dhe të mos nguroj ta zbuloj nëpër videoklipe”, ka deklaruar 27-vjeçarja.

Lajme të ngjashme

Back to top button