Mumin Sallai gjashtë muaj jashtë fushe

Ka ndodhur ajo që askush nuk e kishte pritur, më e keqja që mundë ti ndodhë një klubi që ka ambicie të jetë në mesin e më të mirëve. Pikërisht një nga përforcimet më të fundit të KF Shkupi, Mumin Sallai është lënduar në ndeshjen e Kupës së Maqedonisë kundër Metalurgut.

E gjithë situata ka ndodhur para portës shkupjane, kur Sallai ndali sulmin e mysafirëve, por në lëshim në tokë taket e futbollistit kundërshtarë (pa dashje), kanë goditur nofullën e Sallait, i cili një kohë të gjatë mbeti i shtrirë në fushë dhe nuk arrinte të ndalë gjakderdhjen. Më pas me veturën e ndihmës së shpejtë Sallai dërgohet për në spital, ku pas incizimeve konstatohet se ka të thyer nofullën, për të cilën do të duhet intervenim kirurgjikal, ndërsa kjo do ta lë jashtë fushe Sallain për 6 muaj me radhë.

Kjo është goditja e dytë e lojtarëve të KF Shkupi që erdhën si përforcim e që shkaku i lëndimit largohen për kohë të gjatë. Ishte pikërisht edhe Minas Osmani i cili në miqësoren me Vrapçishtin vetëm disa ditë para fillimit të kampionatit theu këmbën, e që do të mbetet jashtë fushe për së paku 4 muaj.

Kryesia e KF Shkupi ka vizituar Mumin Sallain në spital, ndërsa ngushëllime Sallai ka marrë edhe prej tifo grupit “Shvercerat Shkup”, të cilët vazhdojnë të jenë të shkëlqyer në tribunë, me animin e tyre shumë korrekt. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button