Me sukses është duke u zhvilluar afati i parë i regjistrimit në USHT

Universiteti Shtetëror i Tetovës njoftoi për ecurinë pozitive të regjistrimit të studentëve të rinj, në kuadër të afatit të parë të regjistrimit (19-23 gusht 2013), në Tetovë dhe në qendrat e tjera ku USHT-ja ka fakultete dhe studime të disperzuara.

“Interesimi i studentëve për t’i vijuar studimet në Universitetin tonë mbetet i kënaqshëm dhe kjo dëshmohet edhe me numrin e kandidatëve që kanë aplikuar për regjistrim në fakultetet dhe programet studimore të këtij institucioni të arsimit të lartë në gjuhën shqipe. Kemi hapur edhe degë të reja, siç janë programi studimor për Edukim special dhe rehabilitim, programi studimor Matematika në financa dhe biznes, Menaxhimi me cilësinë e ushqimit, Dramaturgjia dhe regjia e artit”, thuhet në kumtesën e Shërbimit për informim të USHT-së.

Ndërkaq, edhe disa degë të studimeve të disperzuara si, administrim-biznesi, ekologjia, shkencat politike, për vitin që vjen janë hapur edhe në selinë qendrore të Universitetit në Tetovë. Përndryshe, aplikimi për regjistrim në USHT, do të vijojë deri më 23 gusht 2013.

Ndërkaq, prej 26 – 30 gusht 2013, do të zhvillohet konkursi për transferimin dhe regjistrimin e studentëve në fakultetet dhe njësitë akademike të USHT-së për vitin akademik 2013/2014. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button