Superkupa e Spanjës: A.Madrid – Barcelona

Dita: 21 Gusht, 2013
Ora: 23:00
Vendi: Estadio Vicente Calderon – Madrid
Gara: Superkupa e Spanjës

Ndeshja e parë në kuadër të Superkupës spanjolle do të zhvillohet ndërmjet Atletico Madridit dhe Barcelonës, teksa të dy skuadrat do të tentojnë të marrin një rezultat sa më pozitiv, për të mos hasur në shumë probleme, në ndeshjen kthyese.

Barcelona është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer nën udhëheqjen e Gerardo Martinos, pasi ndeshjen e parë të La Ligas, e fitoi me rezultat 7-0, kundër Levantes.

Në anën tjetër, edhe Atletico Madridi po tregohet një skuadër e fortë, teksa tani me transferimin e David Villas, mund t’i krijojë telashe të mëdha, Barcelonës.

Pesë ndeshjet e fundit të A.Madridit

Sevilla 1-3 A.Madrid
Nacional 0-2 A.Madrid
Sporting C 0-1 A.Madrid
Estudiantes 1-0 A.Madrid
Zaragoza 1-3 A.Madrid

Pesë ndeshjet e fundit të Barcelonës

Barcelona 7-0 Levante
Malaysia 1-3 Barcelona
Thailand 1-7 Barcelona
Barcelona 8-0 Santos
Lechia 2-2 Barcelona

Pesë ndeshjet e fundit kokë më kokë

A.Madrid 1-2 Barcelona
Barcelona 4-1 A.Madrid
A.Madrid 1-2 Barcelona
Barcelona 5-0 A.Madrid
Barcelona 3-0 A.Madrid

Epilogu: Barcelona pritet të sulmojë shumë në këtë takim, teksa Atletico Madridi do të ketë synimin, të ketë një mbrojtje më të ngjeshur. Vendasit do të tentojnë që me ndonjë kundërsulm të arrijnë të bëjnë diçka, dhe të shkatërrojnë sa më shumë posedimin e Barcelonës.

Parashikim i Goal.com : A.Madrid 1-1 Barcelona

Lajme të ngjashme

Back to top button