Roli i testosteronit në organizëm

Testosteroni është i njohur si hormoni i gjinisë mashkullore, i cili nxit dëshirën seksuale te meshkujt. Nëse nuk e keni në sasi të mjaftueshme në gjak, dëshira seksuale zvogëlohet ose shuhet.

Megjithatë, përveç kësaj, testosteroni ka edhe role tjera në organizëm. Ai shpesh përmendet në mesin e personave që merren me ‘bodybuilding’ dhe në mesin e atletëve, pasi ka një rol të rëndësishëm në krijimin e vijës së trupit dhe ruajtjen e formës, ndërsa shumë rol të rëndësishëm ka edhe në ruajtjen e trupit të shëndetshëm tek gratë.

Ky hormon, që në sasi shumë të vogël gjendet edhe tek femrat, u mundëson atyre të duken më mirë, të ndjehen dhe funksionojnë më mirë. Gratë e krijojnë testosteronin kryesisht në vezorë dhe në gjëndrat mbiveshkore. Në mesatare, gratë e krijojnë testosteronin në sasi e cila është vetëm 10% e sasisë të cilën e krijojnë meshkujt.

Meshkujt pjesën më të madhe të testosteronit e krijojnë në testikuj (95%) dhe një pjesë të vogël në gjëndrat mbiveshkore (5%). Sasia më e madhe e testosteronit të cilin e krijojnë meshkujt, iu jep atyre disa përparësi në kuptimin fizik. Meshkujt kanë masë muskulore prej 13-18 kilogramë më të madhe, që u mundëson atyre të djegin 30% më shumë kalori, dhe të jenë më të fortë fizikisht në krahasim me femrat.

Testosteroni është i nevojshëm edhe për femrat edhe për meshkujt pasi që:

– krijon energji më të madhe trupore dhe më pak ind dhjamor;

– rrit masën trupore dhe forcon kockat;

– përmirëson disponimin;

– ruan dëshirën seksuale.

Mënyrat natyrore për të rritur nivelin e testosteronit në gjak janë:

– aktiviteti i rregullt fizik, që përfshin ushtrimet e mundimshme;

– zvogëlimi i stresit, pasi që stresi krijon hormonin kortizol, i cili ul nivelin e testosteronit në gjak. /mjeku/

Lajme të ngjashme

Back to top button