Tetovarja 15 ditë me radhë ka malltretuar një kosovare

Kosovarja njëzet e tre vjecare M.B., 15 ditë me radhë është mbajtur dhe maltretuar në një banesë, në Tetovë, nga ana e 22-vjeçares K.I. nga Tetova, e cila mbrëmë është arrestuar nga policia. Procesi hetimor ka treguar se tetovarja i kishte premtuar kosovares punë si këngëtare në një objekt hotelerik në Zhelinë të Tetovës.

Më 18 gusht ?.B., në mënyrë ilegale kishte kaluar kufiri Kosovë-Maqedoni, duke u vendosur në Tetovë, ku kishin filluar edhe peripecitë. Në momentin që u arrestua, policia ndaj K.I. ka parashtruar kallëzim penal për vepër penale: “kontrabandë me emigrantë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button