Astronauti i NASA-s pikasi një UFO pranë SKN-së (Video)

Astronauti i NASA-s, Chris Cassidy, vuri re pranë Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) “një objekt të paidentifikuar fluturues” (disk fluturues, UFO).

Regjistrimi video me “UFO-n”, që fluturoi fare afër SKN-së, është hedhur në një prej kanaleve të NASA-s në shërbimin video YouTube.

Chris Cassidy e pa objektin e paidentifikuar, i cili fluturoi pranë anijes së mallrave “Progress” të ankoruar në SKN, në prag të mëngjesit. Më vonë rezultoi se ky ishte këllëfi i njërës prej antenave të modulit rus “Zvezda”.

Lajme të ngjashme

Back to top button