Vazhdon mbledhjen Komisioni ad-hoc

Mbledhja e komisionit ad-hoc për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit sot vazhdon me punë. Kryetari i në dorëheqje i Komisionit, profesori Borçe Davitkovski, dje deklaroi se është optimist se do të gjendet zgjidhje deri të premten. Davitkovski dhe eksperti i huaj Peter Vanhausen sot duhet të kenë takime të ndara me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, me qëllim që deri të premten të arrihet deri te zgjidhja.

“Negociatat vazhdojnë dhe disa detaje duhet të precizohen në takime të ndara, të cilat mund të vazhdojnë edhe të enjten nëse ka nevojë, në mënyrë që puna të përfundojë të premten në takim të përbashkët”, deklaroi Davitkovski. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button