Avci largohet nga drejtimi i kombëtares turke

Abdullah Avci nuk është më trajneri i Turqisë. Lajmin e konfirmoi Federata e Futbollit në faqen zyrtare, ku bëri të ditur se palët zgjidhën në mënyre kondensuake kontratën.

Avci drejtonte ekipin përfaqësues që prej vitit 2011, por 50-vjeçari nuk ka përmbushur pritshmëritë, pasi Turqia renditet në vendin e katërt në grupin D në kualifikueset për Botërorin e Brazil 2014.

Federata falënderoi trajnerin e dhe stafin e tij pë punën e bërë gjatë këtyre 2 viteve.

Lajme të ngjashme

Back to top button