Kosova synon të ecë pa EULEX-in më 2014

Pak ditë para shënimit të njëvjetorit të përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur, Kosova po i harton dokumentet e nevojshme për përmbylljen e misioneve ndërkombëtare në vend.

Qeverisë së Kosovës i kanë mbetur më pak se dy javë kohë që të procedojë në Kuvend dokumentet e kërkuara me Rezolutë, të cilat parashohin përfundimin e punës së Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX.

Siç shkruan Tribuna, në këtë proces, ndër ministritë më të ngarkuara për të bërë planet e nevojshme të tranzicionit institucional nga ndërkombëtarët te vendorët janë Ministria e Drejtësisë, ajo e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Kryeministri Hashim Thaçi u ka kujtuar vartësve të tij që të përfundojnë punët e marra dhe t’i procedojnë për aprovim në Qeveri e pastaj në Kuvend, ashtu siç i obligon dokumenti parlamentar.

Lajme të ngjashme

Back to top button