El Classico luhet me 22 mars

Është caktuar data e derbit më të madh të futbollit, ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit. Supersfida e Camp Nou, do të luhet me 22 mars, ditë e diel duke filluar nga ora 21:00.

Lajmi u konfirmua nga kryetari i Mediapro, Jaume Roures, i cili foli para mikrofonave të Rac1.
Ndeshja e parë në Santiago Bernabeu, i pati takuar Realit me rezultat 3:1, ndërsa duke parë rivalitetin e madh që edhe këtë edicion ekziston mes këtyre dy skuadrave, ku po këto të dyja do të thonë fjalën e fundit për titull, ndeshja e 22 marsit, pritet të dhurojë shumë emocione të veçanta, siç i dhuron vetëm El Classico.

Lajme të ngjashme

Back to top button