Ivanov: Pala greke të tregojë vullnet të mirë për tejkalimin e dallimit rreth emrit

Ivanov: Pala greke të tregojë vullnet të mirë për tejkalimin e dallimit rreth emrit

“Jemi të gatshëm për takime në nivel të lartë dhe intensifikim të dialogut për cështjen e emrit”, tha presidenti Ivanov,  

Maqedonia është e gatshme për takime në nivel të lartë dhe intensifikim të dialogut me Greqinë për dallimin rreth emrit, ka theksuar sot presidenti I Maqedonisë Gjorge  Ivanov në takimin me ambasadorin Methju Nimic, i dërguar special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen për emrin. Ivanov pret që pala greke të tregojë vullnet të mitë për krijimin e atmosferës pozitive dhe tejkalimin e dallimit rreth emrit.

Shefi i shtetit, sipas kumtesës nga Kabineti i tij, e riafirmoi pozitën shtetërore të Maqedonisë dhe përkushtimin për gjetjen e zgjedhjes së përbashkët të pranueshme për dallimin rreth emrit. Presidenti i Maqedonisë Ivanov potencoi, se  ashtu si sot, Republika e Maqedonisë edhe më tej në mënyrë aktive, konstruktive dhe me vullnet të mirë do të marrë pjesë në procesin negociues, me qëllim të gjetjes së gjetjes së përbashkët të pranueshme.

Ivanov, pret që pala greke, në frymën e fqinjësisë së mirë, të tregojë vullnet të mirë me qëllim të krijimit të atmosferës pozitive, për lëvizjen e procesit dhe tejkalimit të dallimit rreth emrit. “Jemi të gatshëm për takime në nivel të lartë dhe intensifikim të dialogut”, tha presidenti Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button