Konferencë për shfrytëzimin energjetik të mbeturinave në bashkësitë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdylaqim Ademi, kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe udhëheqësi operativ i Delegacionit të BE-së në Maqedoni sot do ta hapin  konferencën ndërkombëtare “Energjia dhe shfrytëzimi energjetik i mbeturinave në bashkësitë urbane”.

Konferenca mbahet në kuadër të manifestimit të 9-të vjetor jubilar “Java e energjetikës Maqedonia 2013”, ndërkaq është në organizim të Qytetit të Shkupit dhe Shoqatës MACEF – Qendrës për efikasitet energjetik të Maqedonisë. Ngjarja është pjesë e aktiviteteve të projektit ndërkombëtare “RE-SEEties”, i financuar nga programi EJL i BE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button