Gostivar: Vret nënën dhe motrën me sëpatë

Në Gostivar mbrëmë, në shtëpinë e tyre janë vrarë dy gra, nënë e bijë, ndërsa për vrasjen dyshohet djali gjegjësisht vëllai i viktimave, Vlladimir C. (43), i cili është arrestuar.

Vlladimiri mbrëmë rreth orës 22, i ka sulmuar nënën Dimitrulla (71) dhe motrën Sllavica (46), ndërsa rastin në polici i ka paraqitur fqiu, i cili ka dëgjuar thirrje për ndihmë dhe piskëllima. 

Sipas informatave të para jozyrtare, në këtë familje një kohë të gjatë ka pasur mosmarrëveshje.

Policia mbrëmë deri vonë natën ka bërë hetime për t’i zbardhur rrethanat e kësaj tragjedie. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button