Filloi embargoja kosovare për mallrat nga Maqedonia

Nga mesnata e mbrëmshme ka filluar të zbatohet urdhëri i Ministrisë së tregtisë dhe të industrisë së Kosovës për të bllokuar hyrjen e të gjitha mallrave maqedonase në Kosovë.

Dy kamionë që transportonin gypa të prodhuar në një fabrikë në Gjevgjeli, ishin të parët që u ballafaquan me embargon e plotë të qeverisë kosovare. Ata u detyruan të kthehen nga terminali doganor i Hanit të Elezit në terminalin e Maqedonisë në Bllacë.

Problemet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë filluan pasi qeveria maqedonase solli vendim për import të kushtëzuar të miellit dhe të grurit.

Sot ka pasur një bisedë të pasukseshme telefonike ndërmjet dy kryeministarve për zgjidhjen e problemit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button