Nimetz sot në Athinë, po afrohet zgidhja e emrit të Maqedonisë?

Ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Matthew Nimetz sot do të mbërrijë në Athinë, ndërsa nesër në Shkup, për një përpjekje të re për afrimin e palëve drejt një zgjidhje për kontestin e emrit të Maqedonisë.

Mediat greke paralajmëruan se Nimetz nuk do të sjellë asnjë propozim të ri për emrin dhe se mbetet pas propozimit të fundit Republika e Epërme e Maqedonisë. Por, ky propozim që në fillim disa muaj më parë u hodh poshtë si i papranueshëm nga pala greke. 

Mirëpo, në takimet në Athinë, Nimetz do të diskutojë mbi idetë për zgjidhjen e këtij kontesti disavjeçar. Negociatori i OKB-së të nesërmen do të mbërrijë në Shkup, ku do të takohet me krerët e lartë shtetëror. Kryeministri Nikolla Gruevski para vizitës theksoi se shpreson se kësaj radhe do të lëviz procesi për zgjidhjen e emrit.  Analistët nuk besojnë se një gjë e tillë do të ndodhë.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë të publikuar dje nga gazeta “Kathimerini” ka theksuar se për shqiptarët në Maqedoni janë të pranueshme propozimet Republika e Epërme apo Veriore e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button