Dështojnë bisedimet Thaçi – Gruevski

Në një përpjekje për ta tejkaluar krizën momentale ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, kryeministrat Hashim Thaçi dhe Nikolla Gruevski kanë patur një bisedë të pasuksesshme telefonike.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është për vizitë zyrtare në Bruksel, ka biseduar me Gruevskin për të gjetur mënyrë për ta tejkaluar situatën e krijuar në vendkalimet kufitare, por deri te marrëveshja nuk ka ardhur. Thaçi ka thënë se për shkak të shqiptarëve nuk do të vendosë masë reciproke që edhe qytetarët e Maqedonisë të paguajnë gjatë hyrjes në Kosovë.

Pritet që bisedat për gjetjen e zgjidhjes të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button