Javë e bereqetshme për ekipet shqiptare

Të shtunën është luajtur xhiroja e 5-të e Ligës së Dytë, ky ekipet shqiptare janë treguar të forta në shtëpi të saj. KF Shkupi ka mundur 4:1 ekipin e “11 Oktomvri”. Për Shkupin kanë shënuar Besir Demiri, Ertan Hasani, Bujamin Asani (nga penalltia) dhe goli i fundit ishte vepër e Mentor Idrizit. Vlen të ceket se në dy golat e parë asistoi Goran Stankovski dhe penaltia u akordua pas ndërhyrjes pikërisht ndaj Stankovskit. 

Zajazi shijon fitoren e parë në Ligën e dytë duke e mundur Lokomotivën me rezultat të lartë 4:1, ndërsa Drita në Bogovinë ka mundur 3:0, ekipin e “Skopje”-s, me golat e shënuar nga Valmir Jonuzi, Driton Zeadini dhe Betim Miftari. 

Por nuk ka qenë mirë për ekipin e Vrapçishtit dhe Rrufeja-M, që luajtën si mysafire pasi kanë pësuar disfata. Rrufeja u mund nga lideri i tabelës me rezultat minimal 1:0, ndërsa Vrapçishti e pësoi nga Teteksi me rezultat 2:1.

Në tabelë pas 5 xhirove kryeson Maxhari me 15 pikë pa asnjë disfatë, ndërsa nga Ekipet shqiptare më mirë e ranguar është KF Shkupi në pozitën e 4-të me 9-të pikë. Vrapçishti është i 7-ti me 7 pikë, Drita ka 5 pikë e 9-ta Zajazi dhe Rrufeja mbajnë pozitat 11-të dhe  12-ta me nga 4 pikë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button