Shkupit mirë i eci me fanellat e reja (Foto galeri)

KF Shkupi ka vazhduar të dominojë në fushë të saj duke shënuar dhe fitoren e tretë dhe duke mbetur kala e pamposhtur stadiumi i Çairit. 

(Fanella për “Shvercerat-Shkup” me numër 89′, simbolizon vitin e themelimit 1989)

Ndeshje e xhiros së 5-të të Ligës së Dytë ka sjellë duelin kundër ekipit të “11 Oktomvri’, të cilën skuadër Shkupi e mundi shumë lehtë dhe me shumë mjeshtri. 

Pa dyshim se edhe pse nuk shënoi asnjë gol, lojtari më i mirë i kësaj ndeshje ka qenë Goran Stankovski që ka asistuar dy herë dhe ndaj tij kishte ndërhyrje të palejuar që gjyqtari tregoi në pikën e bardhë, kur realizoi kapiteni Bujamin Asani. 

(Goran Stankovski i pa ndalshëm për kundërshtarët)

Serinë e golave e hapi Besir Demiri, për të vazhduar pastaj Ertan Hasani, dhe goli i fundit ishte vepër e Mentor Idrizit.

(Kryetari i KF Shkupi, Ejup Ademi i dhuroi fanellën udhëheqësit të grupit “Shvercerat – Shkup” Omer Bunjaku)

Në këtë ndeshje KF Shkupi u paraqit me fanellat e reja, ndërsa në shenjë respekti kryetari i klubit Ejup Ademi, ka shpërblyer edhe “lojtarin e 12-të” të KF Shkupi, tifo grupin “Shvercerat – Shkup”, me një fanellë, e cila shkoi në duart e udhëheqësit të grupit Omer Bunjaku. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button