LGBT reagon kundër propozimeve për ndryshimin e Kushtetutës

Në lidhje me debatin publik të Komisionit për çështje kushtetuese mbi propozimin e VMRO-DPMNEs për definim kushtetues të martesës si bashkësi ekskluzive në mes burrit dhe gruas, LGBT Junajted apelon deri tek faktori politik shqiptar të përmbahen nga aktivitete dhe ndryshime ligjore të cilat më tej do ti vendoste përkatësit e LGBT komunitetit si qytetar të rendit të dytë.

“E përkujtojmë faktorin politik shqiptar se persona LGBT ka edhe në mesin e shqiptarëve dhe se homoseksualizmi nuk i përket vetëm një nacionaliteti të caktuar duke e bërë kështu çështje vetëm e maqedonëve. Deri tani asnjë grup apo organizatë nuk ka kërkuar legalizim të martesave të gjinisë së njejtë apo adoptimin e partnerëve të gjinisë së njejtë. Për momentin aktivitetet qytetare angazhohen për respektimin e drejtave bazike njerëzore të këtij komuniteti të margjinalizuar, ku e drejta për jetë, e drejta e lirisë së lëvizjes, liria e tubimit apo bashkimit paqësor, liria për mendim dhe shprehje të lirë, si dhe sigurim i hapësirave publike pa dhunë ku këta njerëz do të mund të socijalizohen në mes vete” thuhet në reagimin e LGBT Junajted.

Sipas tyre, ndryshimet kushtetuese të propozuara janë në kundërshtim me obligimet e ndërmarra nga qeveria për respektim dhe veprim në përputhje me parimet e barazisë dhe të mosdiskriminimit, si parime bazë mbi të cilat mbështetet vetë sistemi ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Duke e marrë parasysh pozitën e palakmueshme të LGBT komunitetit në shoqërinë tonë si rezultat i kampanjëve homofobike si dhe stigmatizimi i këtij komuniteti si dhe mungesa e reagimit të institucioneve të sistemit për mbrojtje nga dhuna, diskriminimi si dhe mbrojtje nga trajtimi poshtërues ndaj këtyrë qytetarëve.

“Në vend se të praktikohen politika të shkyqjes, institucionet si dhe faktori politik shqiptar duhet të avokojnë për gjithëpërfshirje sociale dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët pavarësisht dallimeve në mes tyrë. Udhëzimet për promovim dhe mbrojtje për gëzimin e të gjitha drejtave njerëzore të komunitetit LGBT të miratuara këtë vit nga Këshilli për Punë të Jashtme të Unionit Evropian përfaqësojnë document gjithëpërfshirës ligjërisht detyrues në krijimin e politikës së jashtmë të BE-së. Ata prioritizojnë aktivitete rreth luftës kundër ligjeve dhe politikës diskriminuese si dhe kundër dhunës fobike ndaj LGBT, si dhe për promovimin e barazisë dhe jodiskriminimin.

Republika e Maqëdonisë si shtet kandidat për antarsim në EU duhet të fokusohet në angazhim pozitiv për ndjekjen e rekomandimeve të cilat Komisioni Evropian i përsërit çdo vjet në raportet për shtetin tonë.” thuhet në reagimin e LGBT Junajted. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button