Në aksionin “Spiun” të konfiskuara janë dhe video pornografike me persona publik

Policia gjatë bastisjes së shtëpisë së një të dyshuari gjatë aksionit policor “Spiuni” ka gjetur edhe xhirime që përmbajnë materiale pornografike.

Sipas Press24, protagonist ka qenë i dyshuari ndërsa në videot e tij femrat nuk kanë qenë në dijeni se xhirohen. 

Sipas po të njëjtit burim, në videot është përdorur më shumë se një kamerë, personat në të janë persona publik. 

Klipet janë xhiruar në Maqedoni dhe në vende të tjera jashtë shtetit në apartamente luksoze. 

Sipas MPB-së grupi prej 20 personave të dyshuar dhe akuzuar për spiunim dhe veprime kriminale po bashkëpunonte dhe i jepte informacione shërbimeve sekrete greke dhe hungareze.

Sipas “Dnevnik”, koka e grupit ishte Marjan Efremov, ish-agjent i Agjencisë për Kundërzbulim të Maqedonisë.  Informacionet e siguruara shërbimet e huaja sekrete i paguanin me para, por edhe me kompensime tjera si pushime apo argëtime në pika turistike. Efremov në komunikimet dhe kontaktet brenda vendit kishte takime edhe me politikanë, përfshirë edhe liderë të partive politike. 

Grupi i akuzuar siç thuhet siguronte informacione për islamizmin radikal, zgjedhjet dhe zhvillimet politike si dhe informacione të klasifikuara të sigurisë.  

Prokuroria shqiptoi masën nga 30 ditë paraburgim për 16 të dyshuar në këtë aksion.

Njërit prej të arrestuarve iu është shqiptuar masa paraburgim shtëpiak për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore, kurse ndaj tre të tjerëve të cilët po kërkohen ende nga policia iu është shqiptuar masa 30 ditë paraburgim në mungesë.  

Këto janë dy videot e aksionit policor /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button