Gjorge Ivanov takohet me Edi Ramën

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sot në Tiranë do të takohet me kryeministrin e ri shqiptar, Edi Rama. 

Ivanov udhëton drejt Tiranës nga Durrësi pas pjesëmarrjes në samitin e 5-të rajonal të presidentëve me temën “Qasja drejt zbatimit praktik të mundësive për bashkëpunim më efikas rajonal”.

Ivanov në takimin me Ramën siç bëhet e ditur do të njihet me programin e qeverisë në planin e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësor si dhe idetë për zgjerimin e bashkëpunimit midis dyja vendeve. 

Ivanov mbrëmë në Ambasadën e Maqedonisë në Tiranë zhvilloi takime me përfaqësues të komunitetit pakicë maqedonas në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button