‘Messi? Do ta ha për së gjalli!’

Mbrojtësi i ri i Ajaxit, Stefano Denswil ka thënë se nuk e ka problem ta mbajë Lionel Messi duke thënë se detyra e tij është që ‘ta hajë për së gjalli’ çdo sulmues që merr frymë në këtë planet.

“Do të jetë katastrofale të luash kundër Messit? Ndoshta do të jetë e vështirë, por si një mbrojtës i Ajaxit ju duhet të tentoni që ta hani çdo sulmues të gjallë – Pavarësisht nëse ai është Messi apo nuk është”.

“Për mua ky takim do të jetë një sfidë e mirë dhe një moment i mirë. Ajo që mund të mësoj unë në këtë takim, ndoshta nuk do të mund ta mësoja as në 10 ndeshjet në kampionatin holandez”.

“Si një fëmijë ju ëndërroni që të luani për Barcelonën, por gjithashtu të luani kundër klubit më të mirë në botë. Për mua personalisht do të jetë shumë bukur që të luaj kundër Messit. Nëse unë e ndal atë, do të jetë një hap i madh në karierën time”, tha Denswil.

Lajme të ngjashme

Back to top button