Baroso dhe Samaras shpërfillin Maqedoninë

Në takimin e sotëm Barroso-Samaras nuk është diskutuar për kontestin e emrit. 

Kjo është përgjigjja zyrtare në pyetjen cilat tema janë trajtuar në takimin në mes kreut të Komisionit Evropian dhe kryeministrit grek. 

Dy temat e vetme që kanë zënë vend qendror në këtë takim, kanë të bëjnë me reformat ekonomike të ndërmarra nga Athina dhe presidenca greke në Këshillin e BE-së, e cila do të fillojë më 1 janar të vitit të ardhshëm.

Megjithatë, sipas informacioneve që posedon “MIA”, Samaras thuhet të ketë kërkuar nga Barroso të jetë, siç thuhet, më i ftohtë ndaj Maqedonisë. 

Sido që të jetë, dy bashkëbiseduesit kanë konstatuar progres në reformat e bëra nga Athina, ndërsa Barroso ka shprehur mbështetjen e KE-së për popullin dhe shtetin helen në tejkalimin e problemeve financiare.

Lajme të ngjashme

Back to top button